INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kë kërcënon me gjyq Adelina Berisha? [FOTO]

Kë kërcënon me gjyq Adelina Berisha? [FOTO]

Publikuar më: 16:34 24-01-2017

 Adelina Berisha është acaruar aq shumë saqë ka kërcënuar dikë me gjyq.

Ajo dikur ishte pjesë e “On Records”  por si duket ajo që këngëtarja tha në një intervistë ku u shpreh se  “Të gjithë On records janë fansat e  mi” e penalizoi rëndë Adelinën me përjashtimin nga labeli “On Records”. Por nuk mbaroi me kaq. Të gjithë fansat e këngëtares Kida iu kundërvunë rëndë Adelinës, madje së fundmi duke i hapur edhe faqe ku e quajnë k**vë. Dhe portaleve nuk kishte si t’iu shpëtonte diçka e tillë të cilën e pasqyruan si lajm. Por Adelina nuk e ka pritur aspak mirë, madje ka kërcënuar me gjyq gazetarin që e ka shkruar. “O gazetarë pa lidhje, pa pikë shkolle që bëni lajme të rreme. Ju nuk jeni normal, keni me u ballafaqu me gjyq me prek tjetrin në personalitet. Pa pikë lidhje me shpik lajme të pavërteta. Ju premtoj që ai gazetar që e ka bërë atë lajm pa pikë dije në raport me mu, ka me u ballafaqu në gjyq. Turp”, shkruan këngëtarja e revoltuar.  

16114886_1446458658720304_1738535324385601224_n.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0040490627288818