INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kate Middleton në mbrëmje gala. Ja sesi duket dukesha e Kembrixhit në muajt e parë të shtatzanisë[FOTO]

Kate Middleton në mbrëmje gala. Ja sesi duket dukesha e Kembrixhit në muajt e parë të shtatzanisë[FOTO]

Publikuar më: 14:06 08-11-2017

Në pallatin Kensington është zhvilluar një mbrëmje gala e organizuar nga Kate Middleton me qëllim mbledhjen e donacioneve për organizatën “Children and Family” që kujdeset për fëmijët me probleme mendore.

Dukesha e Kembrixhit tashmë në pritje të bebit të tretë mbretëror, shfaqet e qeshur dhe e veshur me një fustan me dantellë të zezë transparente dhe me një seri bizhush fantastike, elemente që i kanë mahnitur pjesëmarrësit.

E rikthyer nga ditët e para të vështira të shtatzanisë që e detyruan të rrinte e mbyllur në shpi, princesha Kate mesa duket sjellë në vëmendjen e publikut barkun e saj të rrumbullakët që merr gjithmon e më shumë formë.

Elegante si gjithmonë me një fustan të zi me mëngët me dantella të veshur edhe në vitin 2014, gruaja e princit William është e dedikuar me impenjimet e saj publike nga të cilat me buzëqeshjen e saj të ëmbël duket se nuk heq dorë kurrë.

Dukesha e Kembrixhit tashmë prind i George dhe Charlotte pritet që të sjelli në jetë bebin e tretë në muajin prill.

Epo sna ngelet gjë tjetër veçse ti urojmë bukuroshes Kate shtatzani të mbarë.

strher.jpg

aerfsdvxc.jpg

zcvbsrgf.jpg

awe_ega.jpg

xfgthse_tr5.jpg

xdfbae_er_df.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266