INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katalonja mban pezull Spanjën,Madridi gati të marrë kontrollin

Katalonja mban pezull Spanjën,Madridi gati të marrë kontrollin

Publikuar më: 15:31 16-10-2017

Katalonja  e pavarur apo jo nga Spanja? Kjo çështje vijon të mbajë pezull Madridin i cili i kishte lënë afat deri sot për të përcaktuar nëse Katalonja e kishte shpallur Pavaresinë.

Por kreu i Katalonjës preferoi ti dërgonte një letër kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy ku i kërkonte dy muaj kohë për dialog.Por Madridi e konsideroi kërkesën për dialog të pavlefshme.Në kushte të tilla qeveria spanjolle pritet  të lëvizë drejt rivendosjes së sundimit të drejtpërdrejtë mbi Katalunjën.

Madridi i dha afat Puigdemontit deri në orën 10 të kësaj të hëne, për të qartësuar pozicionin e tij në lidhje me pavarësinë, ose më saktë të thoshte “po” ose “jo” ndaj pyetjes së bërë, ndërsa afati shtrihej deri të enjten për të ndryshuar mendje, nëse ai do të këmbëngulte për shkëputjen nga Spanja.

Më e fortë në deklaratën e saj ishte zëvendëskryeministrja spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria e cila u shpreh se nëse Puidegmont nuk heq dorë nga përpjekja për të ndarë rajonin nga Spanja deri të enjten në orën 10 të mëngjesit atëherë qeveria spanjolle do të marrë kontrollin e Katalonjës dhe do ta sundojë drejtpërdrejt.Në rastin e një deklarate pavarësie, kjo do të aktivizonte nenin 155 të Kushtetutës spanjolle të vitit 1978, sipas së cilës qeveria e Madridit mund të vendosë sundimin e drejtpërdrejtë në secilën prej 17 rajoneve autonome të Spanjës, nëse ato shkelin ligjin. 

 
Article Logic
Execution time: 0.0030879974365234