INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KAS i rikthen Skënderbeut titullin kampion të 2016-ës

KAS i rikthen Skënderbeut titullin kampion të 2016-ës

Publikuar më: 10:30 13-04-2018

Skuadrës së Skënderbeut i kthehet titulli kampion i sezonit 2015-2016, i hequr dy vite më parë nga Komisioni i Etikës në FSHF.

Klubi i Korçës ka bërë të ditur me anë të faqes së tij zyrtare se KAS- ka pranuar kërkesën e tij për kthimin e titullit të sezonit në fjalë.

Një lajm i bujshëm në Korçë, pasi është një titull më shumë në historinë e klubit, që është në një betejë ligjore me UEFA-n në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës që ajo ka dhënë pak kohë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832