INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karriera e Taylor Swift është në fije të perit, i vendosin flakën albumit të fundit të këngëtares

Karriera e Taylor Swift është në fije të perit, i vendosin flakën albumit të fundit të këngëtares

Publikuar më: 16:21 09-10-2018

Ditën e kaluar Taylor Swift vendosi që për herë të parë të japë mendimin e saj rreth mbështetjes në zgjedhjet afatmesme në SHBA. Ajo shprehu mbështetjen e saj duke vendosur t’i japë votën demokratëve ndërkohë që republikanët, Donald Trump dhe fansat e saj i janë kthyer menjëherë kundër.

t.png

 

Mijëra njerëz kanë reaguar në Twitter kundrejt postimit të saj duke thënë se Taylor në këtë mënyrë arriti të shkatërrojë karrierën muzikore. Edhe Donald Trump dha deklaratën e tij ku rrëfeu se tashmë e pëlqen muzikën e Swift 25% më pak. Taylor asnjëherë nuk ka folur për politikën ndërkohë që të gjithë mendonin se ajo ishte një mbështetëse e Trump, madje edhe vetë presidenti mendonte kështu.

Qindra njerëz kanë postuar foto dhe video ku shkatërrojnë dhe i vënë flakën albumit të fundit të këngëtares duke treguar në këtë mënyrë se nuk do të dëgjojnë kurrë asnjë këngë të 27-vjeçares.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605