INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapshticë, rinis lëvizja normale pas dy ditësh bllokim

Kapshticë, rinis lëvizja normale pas dy ditësh bllokim

Publikuar më: 09:34 06-11-2017

Pas dy ditësh tension është zhbllokuar pika e kalimit kufitar me Greqinë.

Këtë të dielë dhe të shtunë në pikën kufitare janë regjistruar radhë të gjata, pasi puna ishte e bllokuar në palën greke, ku si arsyetim u dha mosfunksionimi i sistemit.

Gjatë të dielës nuk u lejuan që të kalojnë në Greqi shqiptarët me pasaporta por vetëm ata me dokumente greke.

Edhe gjatë ditës së shtunë puna nisi pas 14 orësh bllokim, ku i pranishëm në Kapshticë ishte dhe Ministri i Punëve të Jashme Ditmir Bushati.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887