INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit! Na “mbyti” shiu, por mësoni si do jenë temperaturat nesër!

Kapriçot e motit! Na “mbyti” shiu, por mësoni si do jenë temperaturat nesër!

Publikuar më: 19:59 15-05-2018

Prej disa ditësh vendi ynë vijon të dominojë nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të cilat sipas parashikimeve të sinoptikanëve do të vazhdojnë edhe për 24 orët e ardhshme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë mbrëmjes së sotme, por edhe nesër në qarqet Dibër, Tiranë dhe Vlorë ato do të jenë intensive dhe lokalisht shumë intensive.

Sipas IGJEUM, në qarqet Shkodër dhe Korçë reshjet do të jenë të dobëta, por lokalisht mesatare dhe do jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 12 / 21 °C

Në vendet e ulëta: 13 / 23 °C

Në vendet malore: 8 / 20 °C

ERA

Nesër era pritet të fryjë e lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998