INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit deri në fundjavë, mësoni në detaje çfarë pritet të ndodh

Kapriçot e motit deri në fundjavë, mësoni në detaje çfarë pritet të ndodh

Publikuar më: 10:57 14-02-2018

Ndërsa vendi ynë në dy ditët e fundit është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe dëbore, Emergjencat Civile bëjnë me dije se edhe gjatë ditës së mërkurë në Shqipëri do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura.

Po ashtu do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intesitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht në formën e shtrëngatave në pjesën e parë të ditës.

Ndërsa në zonat malore në lartësitë mbi 400-500 metër do të ketë reshje dëbore.

Era do të fryjë e fortë, në bregdet deri 50 km/orë, nga jugperëndimi.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -1°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 5°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 10°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 12°C.
Parashikimi i motit për nesër, 15 Shkurt 2018.

Gjatë ditës së nesërme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të denduranë pjesën e parë të ditës dhe prej orëve të pasdites do të ketë përçarje të vranësirave deri në kthjellime.
Reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të dobët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën jugore deri në orët e drekës.

Më pas do të kemi ndërprerje të reshjeve.

Gjatë orëve të para të ditës do të ketë reshje të dendura dëbore në zonën jugore në lartësitë mbi 400 metër. Në zonat veriore dhe lindore do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri në lartesitë 500 metër.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 3°C.
Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 0°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 9°C.
Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 0°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 11°C.

Parashikimi i përafërt i motit për periudhën 16 deri 19 Shkurt 2018.

Situata sinoptike e parashikuar për datën 17 Shkurt në mesditë tregon se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët.

Rrjedhimisht, pritet që mbi vendin tonë të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë me vranësira mesatare deri të dendura. Rreshje shiu dhe dëbore të dobëta në veri dhe verilindje. Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale dhe rritje ato maksimale. Rrezik nga ngricat përgjatë akseve rrugore.

Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vendet malore nga 1 deri 4 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 10 deri 14 gradë.

Temperaturat minimale, do të luhaten: Në vendet malore nga -4 deri 2 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 1 deri 5 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506