INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapiteni Mavraj i del kundër trajnerit Panuçi: “11 ushtarë jemi në fushë, nuk është... ”

Kapiteni Mavraj i del kundër trajnerit Panuçi: “11 ushtarë jemi në fushë, nuk është... ”

Publikuar më: 20:06 16-11-2018

Trajneri Panuç në konferencën e kësaj jave lëshoi një deklaratë mjaft të fortë, kur tha se ai ndihej sikur ndonjëherë skuadra e tij ishte “memece” dhe i mungonte komunikimi. Sot, në konferencë për shtyp ka dalë kapiteni Mërgim Mavraj.

Mavraj u tregua më realist në deklaratat e tij. Ai kritikoi gabimet individuale duke thënë se ato i kanë kushtuar shumë kombëtares tonë. Ndërsa për deklaratat e Panuçi-t lojtari kishte një përgjigje:

“Nuk ka dallim kush është kapiteni. 11-të ushtarë jemi në fushë. Nuk jam unë i vetmi, jemi të gjithë për një dëshirë e qëllim për të mos pësuar. Nuk është garanci që po nuk fole nuk do ta pësosh. Duhet ndihma e të gjithëve”, tha kapiteni në deklaratën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439