INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen me 80 kg drogë, arrestohen 6 persona. Mes tyre një vajzë...

Kapen me 80 kg drogë, arrestohen 6 persona. Mes tyre një vajzë...

Publikuar më: 11:16 25-10-2018

Janë lënë në burg 6 të arrestuarit për trafik droge nga Gjykata e Shkodrës.

Gjykata vendosi masën "arrest me burg" për shtetasit: Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Burçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nikaj.

Të arrestuarit u kapën në Tamarë të Malësisë së Madhe duke trafikuar 80 kg drogë drejt Malit të Zi nga kufiri i gjelbër.

Nga hetimet, këta persona dyshohen si një grup që mundësonin transportin e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828