INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen mat, ‘skifterët’ e Durrësit aksion në parukeri…

Kapen mat, ‘skifterët’ e Durrësit aksion në parukeri…

Publikuar më: 12:08 16-11-2018

Një grup hajdutësh që vidhte lokale, dyqane, parukeri, banesa në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë Geri Metaj 19 vjeç dhe M.P. 15 vjeç.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy personave të tjerë.

Të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, kanë vjedhur 14 lokale dhe dyqane, vjedhje këto të dokumentuara me prova shkencore.

Dyshohet se ata kanë grabitur plot 14 dyqane në qytetin bregdetar, aktivitete të ndryshme tregtare nga kioska në parukeri apo edhe banesa.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin për mediat.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059