INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen 700 kilogramë drogë në Skrapar, arrestohet një person

Kapen 700 kilogramë drogë në Skrapar, arrestohet një person

Publikuar më: 15:11 06-01-2018

Policia sekuestron 6967 kilogramë kanabis në Skrapar. Thasët e mbushur me kanabis janë gjetur në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Ujanik, pas kontrollit të ushtruar nga policia në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”. Aksioni u krye në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë në Berat. Në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme u zbulua 697 kg kanabis, e futur në thasë. Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj.

Article Logic
Execution time: 0.0026371479034424