INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West po bën “namin” me linjën e tij, aktori i njohur e bën “për një lek”: Mi vodhe të gjitha rrobat...[FOTO]

Kanye West po bën “namin” me linjën e tij, aktori i njohur e bën “për një lek”: Mi vodhe të gjitha rrobat...[FOTO]

Publikuar më: 21:47 14-03-2018

Ju pëlqen “Yeezy”?  

Kanye West-it po i ecën mjaft mirë biznesi me linjën e rrobave “Yeezy”, por siç duket tani do të ketë probleme të mëdha pasi do t’i duhet të përballet me disa akuza të reja plagjature që vijnë nga aktori Shia LaBeouf.

Në një intervistë për revistën Esquire, aktori i “Transformers” është shprehur se Kanye i ka marrë të gjitha rrobat e stilet e tij për këtë linjë veshjesh.
“Kanye u tregua shumë i mirë me mamanë time në prapaskenat e një prej koncerteve të tij”, – tregon Shia. “Dhe si shenjë mirënjohjeje i thashë se mund të merrte të gjitha rrobat e mia. Dhe kështu, ai i mori të gjitha”.

“Në sfilatën e tij të fundit, ai kishte shumicën e rrobave të inspiruara nga unë, të cilat i kisha në ‘No More Parties in L.A.’. Kanye ka shumë gjëra që nuk i përkasin”, – ka treguar në fund Shia.
Epo, nuk e dimë se si do të reagojë West për këtë, por besojmë se çështja mund të përfundojë edhe në gjykatë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672