INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kanceri i gjirit, mos neglizhoni shenjat e para! Nuk janë vetëm gjëndrat…

Publikuar më: 11:49 02-12-2018

Kanceri i gjirit është përhapur shumë në Shqipëri dhe janë rritur dhe rastet në mosha fare të reja. E një pjesë e madhe e grave shkojnë tek mjekët kur sëmundja ka avancuar, pasi shohin që në gjirin e tyre dalin gjëndra. Po ekpertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë raportojnë se nuk është vetëm kjo shenjë, por ka dhe të tjera më fillestare, që duhet që gratë t’i marrin në konsideratë.
Disa nga shenjat e para që paralajmërojnë për kancer të gjirit, janë rritim i lëkurës ose shfaqja e gropëzave. Kanceri inflamator i gjirit, që bllokon enët limfatike në lëkurë, shkakton shfaqje të gropëzave në gji. Rreth 1-5% e rasteve me kancer gjirit janë kancer inflamator, që manifestohen me ënjtje të gjirit, dhimbje, një ndjesi djegieje. Gjithashtu dhembje të gjoksit janë shenja të para dhe është më e përhapur më shumë tek njëri prej tyre.
Po kështu dhe ndryshime në ngjyrë ose formë janë shenja, që s’duhet anashkaluar.
Kanceri i gjirit fillon dhe me skuqje, inflamim të lëkurës dhe ënjtje, duke qenë se qelizat kancerogjene bllokojnë enët ku transportohen lëngjet limfatike. Ndaj këshillohet që për çdo njërën nga këto shenja të kërkoni takim me mjekun, se kështu mund të kapni që në faza fillestare tumorin e gjirit dhe nuk do të humbni jetën.

Article Logic
Execution time: 0.002918004989624