INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamza ndal Skënderbeun në Korçë, fitojnë Teuta dhe Flamurtari

Kamza ndal Skënderbeun në Korçë, fitojnë Teuta dhe Flamurtari

Publikuar më: 20:06 19-11-2017

Skënderbeu është padiskutim ekipi më i fortë i Superiores por nëse ka një ekip që duhet mundur, ai është Kamza. Ekipi kryeqytetas ka ndalur Skënderbeun kryesues në ndeshjen e zhvilluar në Korçë.
Skuadra e Ndreut, ashtu si në fazën e parë, ka ndalur në barazim 1-1 korçarët, këtë radhë në fushën e tyre. Pas një pjese të parë të luftuar, në të dytën Radas gjeti golin vetëm me goditje dënimi për vendasit, në minutën e 66-të. Megjithatë, në fundin e takimit, Kamza arriti të barazonte duke shfrytëzuar aftësitë individuale të Plakut, i cili realizoi golin e zakonshëm të “ish”-it në minutën e 85-të.
Ndërkohë Teuta merr 3 pikët e radhës në kampionat. Skuadra e Gugash Maganit ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Vllaznisë në Durrës, në një ndeshje që ka dhuruar pak emocione. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Çyrbja, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-t falë një gabimi në vendosje. Ndeshja u dominua nga vendasit në pjesën e parë. Ndeshja tjetër mes Lushnjes dhe Flamurtarit përfundoi me shifrat 0-1 për vlonjatët

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333