INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kamera e In News, pamje nga ethet e numërimit të votave [VIDEO]

Publikuar më: 15:48 26-06-2017

Orët e para të numërimit të votave kanë zgjuar intersin e shumë zyrtarëve të cilët për të grantuar sigurinë e procesit janë parë të qarkullojnë në qëndrat e numërimit në kryqytet.
Në mesnatë është parë duke qarkulluar dhe biseduar më policët që qëndrojnë pranë KZAZ-ve Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Cako, i cili ka qëndruar në ambjetet e jashtme të qëndrave të numërimit.
Po kështu kureshtje kanë patur për të parë procesin e numërimit përgjatë gjithë orëve të natës dhe simpatiznatë të partive të ndryshme që dhe në një farë mënyre edhe pse në distancë shohin se si numërohen votat dhe si shkon trendi i tyre.
Po vizitori që ka bërë përshtypje që në orët e para të mëngjesit ka qënë ambasadori Donald Lu, i cili ka qënë në qëndrën e numërimit të njësisë 5 në shkollën Vasil Shanto. Njësia 5 është një nga zonat më të nxehta në Tiranë. Për faktin se PD ka luftuar fort për të triumfuar ndër vite, por deri në zgjedhjet e mëparëshme nuk ja ka dalë, po sot nuk i dihet. E kjo KZAZ ka marrë gjithnjë vëmendje të shtuar të ndërkombëtarëve para katër vjetsh aty për zgjedhjet vendor ka qënë për ditë me rradhë dhe ish ambasadori Arvizu. Sot Donald Lu është ulur për të ndjekur numërimin ndërkohë që të pranishëm ishin edhe kandidatët, Pandeli Majko i PS dhe Halim Kosova i PD, të cilët i përshëndeti.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213