INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kamera e IN News në shkollat e Tiranës! Ja si po i përballojnë nxënësit temperaturat e ulëta [VIDEO]

Kamera e IN News në shkollat e Tiranës! Ja si po i përballojnë nxënësit temperaturat e ulëta [VIDEO]

Publikuar më: 15:49 08-01-2019

Këtë javë mësimi në shumë shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, po bëhet me orë të shkurtuara për shkak të temperaturave të ulëta. Nxënësit për të përballuar të ftohtin po vishen shumë trashë, ndërsa në klasa ata ngrohen me ngrohëse elektrike dhe kaldaja. Për IN Tv nxënësit pohojnë se këto ditë është aq ftohtë sa rrinë në klasa me xhupa e doreza, çka i shkakton edhe bezdi dhe mungesë përqendrimi. “Zakonisht vë kapuç e shkuaj me doreza”, shprehet një nxënëse  për IN News.

E në fakt ulja e temperaturave ndikon edhe në virozat e stinës. Ndaj dhe nxënësit nuk i shpëtojnë sëmundjeve virale. Disa nga ta thanë se e kanë kaluar gripin.

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342