Sot i ftuar në emisionin KafeIN në intv.al, ishte këngëtari i muzikës popullore, Ylli Baka.
Teksa ka treguar për një seri projektesh dhe aktivitetesh që e kanë shoqëruar së fundmi, Ylli pasi është pyetur nga Flavio nëse ka ndonjë projekt të ri për të lancuar, nuk ka nguruar të tregojë edhe bashkëpunimin e tij të fundit.
“Kënga ka mbaruar, dje e promovuam me Era Rusin. Titulli i këngës është “Sot martohesh ti”, është një këngë për dasma”, është shprehur Ylli Baka për KafeIN./intv.al/
![KafeIN/ Ylli Baka paralajmëron projektin e verës: “Do të bashkëpunoj me...’’[VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/4cf2b3037f7f11ae0fc60995cbcac8e8_L.jpg)