INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Tendencat e lukut

KafeIN/ Tendencat e lukut

Publikuar më: 09:02 27-07-2018

Fytyra është korniza e trupit, ajo e cila është e dukshme dhe kërkon të jetë ideale në cdo moment.
Sot në Kafein diskutuam se sa të rinjtë janë të fiksuar për të pasur një fytyre perfekte.

Rei Ujkashi dhe Kejsi Ujkashi, të dy parukierë dhe Make Up Artist edhe pse të rinj në moshë na treguan për këto dëshira që të rinjtë kanë. Kejsi u shpreh se një numer i madh i femrave të cilat kërkojnë një make up të renduar e kërkojnë, sepse kanë probleme të dukshme në fytyrë ose sepse janë të ndikuara nga femrat perfekte të cilat shohim në rrjete sociale.Ajo gjithashtu tha se nuk është dakord për operacionet plastike sepse pas disa viteve ndërhyrja do fillojë të prishet dhe fytyrës do t'i krijohen varje të cilat as make up nuk mund t'i rregullojë.
Ndërkohë Rei diskutoi për faktin se pse të rinjtë kërkojnë që nepermjet make up të duken më të mëdhenj në moshë. Ai tha se kjo është një fazë që të gjithë e kalojmë pasi në atë moshë të gjithë jemi në kërkim të imazhit të të rriturit dhe kjo fazë nuk zgjat për shumë kohë për faktin se duke u rritur asnjë nuk do të duket më i madh seç është në moshë.
Pyetjes se nëse meshkujt janë më tekanjoz se femrat dhe se a ka meshkuj që përdorin make up në jetën e përditshme Rei u shpreh se meshkujt jane detajist dhe kërkojnë perfeksionin edhe në detajet më të vogla, ndërsa nuk ka akoma meshkuj që ta përdorin make up kaq shumë në jetën e përditshme.
Nderkohë që imazhi perfekt është në mendjen tonë dhe vetëm ne e dimë sesi është, duhet që pamja jonë të jetë e bukur për ne dhe nuk ka rëndësi se çfarë të tjerët mendojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277