INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Të gjithë në Elbasan për Ditën e Verës, prefekti: Kemi hapur dyert për qytetarët [video]

KafeIN/Të gjithë në Elbasan për Ditën e Verës, prefekti: Kemi hapur dyert për qytetarët [video]

Publikuar më: 14:03 14-03-2019

Ndryshe nga Tirana që ka zhvendosur festimet me rastin e Ditës së Verës më 17 mars, qyteti i Elbasanit nuk e ka prishur traditën.
Prefekti i Elbasanit Gledian Llatja në një lidhje direkte me emisionin "KafeIN" ka ftuar të gjithë qytetarët të festojnë Ditën e Verës në këtë qytet që pavarësisht motit, nuk i ka ndaluar festimet sipas traditës.
Llatja tha se prej dy ditësh është në festë dhe si cdo vit pret mijëra vizitorë jo vetëm nga Shqipëria por dhe rajoni.
"Edhe prefektura ka hapur dyert për qytetarët dhe do të qëndrojë për 2 ditë me radhë e hapur.
Mbrëmjen e djeshme baret dhe restorantet e qytetit ishin plot e përplot. Këngëtarë të njohur kanë ofruar koncerte të mrekullueshme dhe po ashtu dhe gjatë ditës së sotme më 14 mars. Duhet të vini e të shijoni dhe gatimet e traditës së kësaj feste, si ballokumet dhe tava e kosit", tha prefekti Llatja
Sipas tij, dita e Verës ka sjellë impakt pozitiv dhe tek bizneset e qytetit.
"Panairi tradicional industrial që zhvillohet prej 22 vitesh në ditën e Verës është një mënyrë e mirë për biznesin që të përfaqësohet me prodhimet e tij, po ashtu këtë vit kemi dhe panairin e librit për të gjithë dashamirësit, të cilët mund të gjejnë tituj librash me cmime konkurruese", u shpreh Llatja.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0025198459625244