INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Rruga Tiranë-Durrës me pagesë, ekspertët: Çmenduri e panevojshme [VIDEO]

KafeIN/Rruga Tiranë-Durrës me pagesë, ekspertët: Çmenduri e panevojshme [VIDEO]

Publikuar më: 16:13 20-05-2019

Propozimi i ministrisë së Infrastrukturës për vendosjen e pagesës në rrugën interurbane Tiranë-Durrës është kundërshtuar nga ekspertët e sigurisë rrugore.
Në një intervistë telefonike me moderatorin e emisionit “KafeIN” Flavio Qarri, eksperti Artur Sulçe e ka cilësuar të rrezikshme për shkak të sferave të betonit dhe pemët e vendosura që në raste reshje intensive shkaktuan përmbytjen e rrugës interurbane.
Sa i takon pagesës që është propozuar ai ka deklaruar se kjo rrugë s’I plotëson asnjë prej elementëve të sigurisë.
Por nga ana tjetër, sipas ekspertit Sulçe, ministria duhet të mendojë për zgjidhje alternative para vendosjes së tarifës.
“Ministria duhet të llogarisë koston totale, të ofrojë një rrugë dytësore alternative për lëvizjen e qytetarëve, ndërkohë që menaxhimin e tarifës ta bëjë ARRSH me të cilat të investojë në rrugë sa më cilësore”, tha eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393