INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Kristaq Kume: Nëse do isha kryetar i KQZ, do zbatoja dekretin e presidentit [VIDEO]

KafeIN/Kristaq Kume: Nëse do isha kryetar i KQZ, do zbatoja dekretin e presidentit [VIDEO]

Publikuar më: 12:56 18-07-2019

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume i ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri ka deklaruar se vendimin për ligjshmërinë apo jo të mandatit të fituesve në zgjedhjet e 30 qershorit duhet ta japë vetëm Gjykata Kushtetuese.

I pyetur për vendimin e gjykatës së Durrësit për mosnjohjen e mandatit të kandidates fituese të PS për bashkinë e Durrësit Valbona Sako, zoti Kume tha se gjithçka  zgjidhet nëse ky proces është zhvilluar në shina të ligjit apo në kundërshtim me ligjin.

"Pavarësisht nga opinionet, problemi zgjidhet vetëm nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Nqs ajo do ta quajë jo në përputhje me Kushtetutën dekretin e presidentit për të anuluar datën 30 qershor, gjithçka merr fund dhe nuk mund të diskutohet.

Por nëse Gjykata Kushtetuese e njeh dekretin e presidentit si të ligjshëm, atëherë procesi zgjedhor i 30 qershorit është nul", u shpreh ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume.

Sa i takon çështjes së dekretit të presidentit për zgjedhjet e 13 tetorit, Kume tha se qëndrimi aktual i KQZ nuk është i duhuri.
"Nëse do isha sot në krye të KQZ-së, nuk do të mbaja atë qëndrim. Pasi KQZ nuk ka tagrin të diskutojë dekretin e presidentit por vetëm ta zbatojë. Mund të kundërshtohem për këtë, por dhe KQZ s'ka marrë asnjë vendim për dekretin e presidentit për 13 tetorin si ditë e zgjedhjeve.

Ata vetëm e kanë konsideruar nul, gjë që është e konsiderueshme nesër", tha Kume.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771