INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Këshilltarja bashkiake: Ja cilët qen nuk do lejohen më në Tiranë [VIDEO]

KafeIN/ Këshilltarja bashkiake: Ja cilët qen nuk do lejohen më në Tiranë [VIDEO]

Publikuar më: 16:58 20-06-2018

Këshilltarja e Bashkisë Tiranë nga PDIU, Albina Nanaj, ka ndërhyrë live në emisionin KafeIN gjatë diskutimit që drejtuesi Flavio Qarri po zhvillonte për nismat që janë diskutuar së fundmi për posedimin e qenve të racave aggressive.

Ndërkohë që po flitej për opinionet e qytetarëve, denoncimeve të tyre për qentë e dhunshëm apo edhe pronarëve që ishin kundër propozimeve të bashkisë, znj. Nanaj ka sqaruar propozimet e saj gjatë diskutimeve në Këshill Bashkiak gjithashtu edhe për project vendimin që ajo do paraqesë për votim.

Sipas Albina Nanajt, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë do të shihet mundësia për të ndaluar importin e disa racave specifike kanine duke filluar nga pit bull, bull terrier, deri edhe te rotvailer Doberman etj.

E pyetur nga Flavio ajo gjithashtu sqaroi se mund të rishohë propozimin nëse ashpërsohen gjobat për pronarët e qenve dhe rregullat për mbajtjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0016191005706787