Pjesë e KafeIN me Flavion sot u bë edhe kryetari I Forumit Rinor Euro Socialisht Shqiptar, Eljo Hysko. Gjatë diskutimit për vështirësitë e promovimit të të rinjve në fushat publike si arti apo politika, Eljo solli eksperiencën e tij personale dhe politike.
Ai shprehu këndvështrime shumë interesante për partite e tjera por edhe për PS. I ngacmuar nga Flavio ai tha se nuk është një model i shëndetshëm katapultimi i te rinjve apo kuotat moshore si qëllim në vetvete.
Por për këtë temë e aspekte të tjera dhe rrëfimin e Eljos mund ta ndiqni të plotë në link-un e mëposhtëm, mos e humbisni:
![KafeIN/Eljo Hysko i FRESSH: Nuk mund t’u hapet rruga të rinjve thjesht sepse janë të rinj [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/376dde30484fcf0de9b348b727d5141a_L.jpg)