INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafein/Deputetja e opozitës së re Aurora Mara: Vlerësoj Monikën, por përfaqësoj Matin në Kuvend [VIDEO]

Kafein/Deputetja e opozitës së re Aurora Mara: Vlerësoj Monikën, por përfaqësoj Matin në Kuvend [VIDEO]

Publikuar më: 11:52 03-04-2019

Ajo është ndër deputetet më të reja të kuvendit, dalë nga listat e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017, pasi partia e saj bashkë me PD zgjodhi të djegë mandatet e të dalë jashtë jetës parlamentare.
E ftuar në emisionin e mëngjesit “KafeIN” në INtv, për herë të parë deputetja Mara ka sqaruar arsyet pse vendosi të pranojë mandatin dhe të dalë kundër vendimit politik të partisë së saj.
“Vendosa të përfaqësoj popullin e Matit i cili më ka votuar. Respektoj Monikën dhe presidentin por pranova mandatin dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, u shpreh deputetja Mara.
E pyetur në lidhje me qëndrimin e saj në kuvendin e Shqipërisë, zonja Mara deklaroi se ajo sot përfaqëson opozitën e re në kuvend e jo LSI dhe do kontribuojë për kryerjen e reformave të rëndësishme që do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Integrimit evropian.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604