INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Bujar Nishani: Presioni i protestave sjell ndryshimin, institucionet “me nerva të lëshuara”  [VIDEO]

KafeIN/Bujar Nishani: Presioni i protestave sjell ndryshimin, institucionet “me nerva të lëshuara” [VIDEO]

Publikuar më: 13:39 15-04-2019

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri se protestat janë i vetmi mjet demokratik në duart e opozitës për t’i bërë presion qeverisë të dëgjojë kërkesat e saj dhe ky presion sa vjen e po rritet.
“Masivizimi i protetës e tendos telin e nervave të lidershipit të opozitës. Ka qytetarë që nuk janë në shesh por e mbështesin protestën, madje dhe brenda kampit socialist. Dhe ndryshimi do të vijë përmes presionit”
Nishani tha se protestat kanë sjellë një “lëshim të nervave”, nga ana e institucioneve që duan t’i kundërvihen protestës.
“Imagjinoni ju përdorimin e gazit lotsjellës në një moment që s’kishte asnjë moment rreziku apo sulmi fizik ndaj ndonjë institucioni, ishte lideri i opozitës duke dhënë intervistë kur u hodhën granatat tymuese. Kjo pasoi dhe ndezjen e protestës”, u shpreh kreu i Këshillit Kombëtar të PD.
Sipas zotit Nishani, provokimi që bëjnë këto institucione mund të sjellë përplasje mes turmës dhe forcave të policisë.
Për opozitën, djegia e makinës gjatë protestës të së shtunës, është skenar i vjetër dhe provokues për turmën.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0070681571960449
    array(1) { ["section"]=> string(106) "kafein-bujar-nishani-presioni-i-protestave-sjell-ndryshimin-institucionet-me-nerva-te-leshuara-video-91479" }