INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Blogerja australiane që promovon Tiranën, Aleksandra Lewis: Më pëlqen të jetoj këtu [VIDEO]

KafeIN/Blogerja australiane që promovon Tiranën, Aleksandra Lewis: Më pëlqen të jetoj këtu [VIDEO]

Publikuar më: 13:50 10-05-2019

Ajo është një blogere e njohur që promovon kryeqytetin shqiptar.
Aleksandra Leëis ka zgjedhur t’i flasë të huajve përmes dy blogjeve të saj, njëra për restorantet ku mund të gjesh ushqime të këndshme dhe tjetra një blog personal për udhëtimet në vendet më tërheqëse në Shqipëri.
Leëis gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri tha se i pëlqen të jetojë në Shqipëri.
“Herën e parë kam ardhur për një pushim 5-ditor në vitin 2014. Kisha nevojë të rrija në Berat e Sarandë.
Natën e parë që erdha këtu mu ofrua një punë si mësuese anglishteje.
Kisha 12 orë që kisha mbërritur dhe kur më pyetën nëse më pëlqentë të jetoja këtu, iu përgjigja menjëherë : Po”, u shpreh blogerja.
Më tej, Aleksandra ka treguar se para se të vinte këtu, në Australi punonte si menaxhere gazi dhe energjie në një kompani.
Pasi ka fituar çmimin “Menaxherja e vitit” ajo mori një vit leje për të pushuar dhe blogerja australiane Aleksandra Leëis zgjodhi Shqipërinë.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605