INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Artan Fuga: Parlamenti funksionon me klane, qytetarët duhet ta ndryshojnë realitetin politik [VIDEO]

KafeIN/Artan Fuga: Parlamenti funksionon me klane, qytetarët duhet ta ndryshojnë realitetin politik [VIDEO]

Publikuar më: 13:23 02-04-2019

Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga, gjatë një interviste në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, ka deklaruar se ndryshimi i realitetit politik është në duart e qytetarëve, dhe vetëm ata përmes votës, pasi të ndryshojë sistemi zgjedhor, mund të sjellin në parlament përfaqësuesit direkt të tyre.
Në lidhje me zhgënjimin që vërehet në shoqëri, profesor Fuga tha se është absurde të mendohet se ndryshimin do e bëjnë partitë kryesore.
"Në këto 20 vite, në parlament kemi vërejtur rinovim demokrafikobiologik, si të thuash program të vjetër me version të ri, pra megjithë ndryshimet e përfaqësuesve të partive në këto vite në kuvend, nuk ka ndryshuar lidershipi.
Kemi nevojë për një demokratizim të shpejtë të sistemit zgjedhor.
Profesor Fuga tha se në kushtet ku jemi, është një paradoks që lidershipi i partive kryesore ta ndërmarrë këtë lloj demokratizimi, sepse vë në lojë pushtetin e vet.
I pyetur për vendimin e opozitës për të dalë nga kuvendi, në emër të rinovimit të klasës politike, profesor Fuga tha se deputetët që nuk lëshuan mandatin e tyre janë të ligjshëm, ndërsa nuk mendon kështu për kandidatët e rinj që përfituan nga kuadri ligjor, pasi sipas tij është absurd nga ana logjike.

Article Logic
Execution time: 0.002838134765625