INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ ''Apartamenti 2XL'' në Klan, Jul Deda tregon ndryshim që do të ndodhë [VIDEO]

KafeIN/ ''Apartamenti 2XL'' në Klan, Jul Deda tregon ndryshim që do të ndodhë [VIDEO]

Publikuar më: 10:38 23-07-2018

Julian Deda është një ndër aktorët e humorit më të dashur dhe më të komentuar njëkohësisht në Shqipëri… përveç sensit të humorit Juli shpesh herë ndan me publikun edhe opinionet e tij lidhur me çështje të ndryshme.

Ditën e sotme me anë të një lidhje direkte Juli u bë pjesë e emisionit më të këndshëm të mëngjesit në IN Tv dhe IN Radio 105.7, “KafeIN”, ku foli për shumë gjëra, pushimet dhe “Apartamentin 2XL”.

Juli u shpreh se të kalosh pushimet në Shqipëri është shumë bukur, pasi është një vend fantastik, por shërbimi dhe cilësia e gjëra lënë shumë për të dëshiruar.

Gjithashtu aktori foli edhe për kalimin e “Apartamentit 2XL”, në televizionin Klan, ai u shpreh se kasti i aktorëve dhe stili i programit nuk do të ndryshojë me përjashtim të emirit i cili nuk do të jetë më i njëjtë. Sipas Julit, largimi i tij nga “Vizion Plus” ishte shumë paqësorë dhe pa probleme, tashmë ai do të kthehet në Klan pas 9 vitesh.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0040719509124756