INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KAFE IN, jemi me shifrat më të larta të HIV/AIDS në rajon! Ekspertët tregojnë ngjarje stigmatizuese[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:19 30-11-2018

Këtë vit në Shqipëri janë konstatuar me HIV/AIDS rreth 92 raste të reja dhe mes tyre dhe fëmijë. Në prag të Ditës Botërore kundër HIV/AIDS nga Kafe IN, Drejtuesja e Shoqatës të Personave që jetojnë me HIV, Olimbi Hoxhaj dhe mjeku infeksionist, Arjan Harxhi publikuan të dhënat më të fundit, ku dhe ngritën alarmin se vendi ynë ka më shumë raste se rajoni.

“Deri në nëntor të këtij viti janë 92 raste të reja, nga të cilat 2 janë fëmijë. Për tre meshkuj të identifikuar kemi një femër,” sqaroi Olimbi Hoxhaj.
“Është çudi, që Shqipëria është më keq në numra në krahasim me vendet e rajonit,” tha mjeku Harxhi në KAFE IN.
Po sa shpresë kanë të infektuarit me HIV për të jetuar? Ekspertët thonë se me mjekimet e reja nuk ka më limite.
“Mjekimet që përdoren nuk japin më limite kohore. Jetëgjatësia është e garantuar. Nuk është aq agresiv kur bëhet trajtimi dhe personi ndjek këshillat e duhura,” bën me dije Olimbi Hoxhaj.
Në Shqipëri të prekurit nga HIV-i vazhdojnë të diskriminohen dhe madje kur u konstatua rasti i parë mjeku Harxhi tregon se personi u paragjykua dhe nga personeli mjekësor. Ndërsa në ditët e sotme ka shtuar Olmbi Hoxhaj me të sigmatizuar janë fëmijët.
“Mbaj mend që çarçafët dhe batanijet kur personi doli nga spitali u dogjën, po kjo s'ndodh më. I tillë ishte presioni dhe sjellja njerëzore ato kohë,” tregoi Harxhi.
“Ata që janë janë të afektuar nga HIV-i janë të stigmatizuar kur statusi zbulohet. E kryesisht ndodh tek fëmijët e shkollave,” tha Kryetarja e Shoqatës të Personave që jetojnë me HIV/AIDS.

oliok.jpg

arjanok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004202127456665