INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka një arsye se përse Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin

Ka një arsye se përse Dua Lipa dhe Rita Ora nuk flasin

Publikuar më: 17:41 25-02-2018

Së fundmi është përfolur në të gjitha mediat se dy këngëtaret me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre.

Madje edhe pse Dua fitoi disa çmime në eventin më të fundit në BritAwards ato nuk e uruan njëra-tjetrën, ndonëse shkëlqyen me performancën e tyre.

Dhe më së fundi sipas emisionit ‘ Jo vetëm modë’ ka një arsye se përse dy këngëtaret nuk flasin.

Konflikti ka nisur pak vite më parë.

Dua i ka kërkuar ndihmën e Rita Ora dhe menaxheres së saj ta ndihmonin, menaxhere e këngëtares është motra e saj më e madhe Elena.

Por kjo e fundit nuk ka pranuar dhe kjo mendohet se është arsyeja se përse Rita dhe Ora nuk komunikojnë me njëra-tjetrën.

Rita Ora gjatë konferencës në Prishtinë gjatë festës së Pavarsisë tha se është e lumtur për suksesin e Dua Lipës në botë, sikurse edhe për Bebe Rexhen për të cilën tha se tani janë shoqe të ngushta.

Ndërsa më parë Dua gjatë një interviste është shprehur se nuk e njeh personalisht Ritën.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215