INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka lezet! Whatsapp sjell risinë që do ju pëlqejë të gjithëve, zbulojeni tani!

Ka lezet! Whatsapp sjell risinë që do ju pëlqejë të gjithëve, zbulojeni tani!

Publikuar më: 23:10 08-05-2018

WhatsApp ka shtuar mbështetjen për të luajtur video në Instagram dhe Facebook brenda aplikacionit. Tani kur kontaktet ju dërgojnë videot e Facebook dhe Instagram, mund t’i shikoni ato brenda WhatsApp pa pasur nevojë të dilni nga biseda dhe shkoni në aplikacione të tjera. Aplikacioni i ka lejuar përdoruesit të luajnë videot në YouTube brenda bisedës.

Funksionaliteti i ri është pjesë e përditësimit më të fundit të iOS për WhatsApp, i cili gjithashtu shton mundësinë për të shtuar dhe revokuar privilegjet e administratorit nga përdoruesit e tjerë në një bisedë grupi dhe u jep administratorëve fuqinë për të redaktuar subjektin, përshkrimin dhe ikonën e një bisede qe tashmë është duke u zhvilluar.

Funksioni i ri është duke kaluar në iOS per disa përdorues, por ende nuk ka ardhur në Android

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725