INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka kënduar LIVE apo vetëm ka lëvizur buzët se s’po e marrim vesh? Reagon Era Istrefi, ja çfarë thotë [FOTO]

Ka kënduar LIVE apo vetëm ka lëvizur buzët se s’po e marrim vesh? Reagon Era Istrefi, ja çfarë thotë [FOTO]

Publikuar më: 18:05 16-07-2018

Era Istrefi ka rikujtuar performancën e saj në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror që u mbajt dje në Moskë të Rusisë .Këngëtarja e ka quajtur të dielën si një prej ditëve më të bukura në jetën e saj.

Era e pushtoi skenën e përgatitur në Luzhniki Stadium në finalen e ‘Rusia 2018’ pak para fillimit të ndeshjes së Francës dhe Kroacisë.

“Paraqitje e shkurtër e performancës së djeshme. Një prej ditëve më të bukura në jetën time”, ka shkruar Era duke shtuar edhe një kolazh në me fotografi e video në Instagram. Por pas performancës madhështore që realizuan Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam në Rusi me rastin e finales së madhe të Botërorit, të gjithë shtruan pyetjen: Këndoi apo jo live këngëtarja shqiptare?

Të vërtetën e ka sqaruar njëherë e mirë këngëtarja shqiptare, e cila i është përgjigjur një ndjekësi në profilin e saj. Ajo shkruan se performanca ishte live dhe kjo do të shihet kur të publikojnë video zyrtare.

“Tërhiqe dhe shiko videot. Mund të më dëgjosh mua duke kënduar live. Shpresoj që të rregullojnë muzikën kur të publikojnë videon zyrtare të performancës”, shkruan Era.

stre.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0030820369720459