INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka hequr dorë nga Khloe Kardashian përfundimisht? Vajza e tyre feston ditëlindjen e parë, Tristan habit me urimin e tij [FOTO]

Ka hequr dorë nga Khloe Kardashian përfundimisht? Vajza e tyre feston ditëlindjen e parë, Tristan habit me urimin e tij [FOTO]

Publikuar më: 10:59 13-04-2019

Vogëlushja e Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian ka festuar ditëlindjen e parë. Nuk kanë munguar urimet e prindërve në rrjete sociale. Basketbollisti duket se ka hequr dorë nga ish-partnerja pasi në urimin e ëmbël që bëri për të bijën publikoi disa fotografi ku Khloe nuk dukej askund.

"Vogëlushja ime bën 1 vjece sot. Koha kalon shumë shpejt dhe unë e dashuroj në cdo minutë. Mezi pres që të ulemi në shtëpi dhe të rrimë gjithë ditën duke parë "Lion King" dhe "Paw Patrol". Binjakja ime", shkruajti Tristan duke lënë të nënkuptohet se vajza i ka ngjarë atij.

 


Ndërsa burime pranë yllit të "KUWTK" konfirmojnë se Khloe nuk e ka lënë jashtë festës së vogëlushes Tristan. Pavarësisht skandalit të tradhtisë, ajo ka zgjedhur që vajza të ketë pranë babain në ditën më të bukur të jetës.

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006