INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka çmim po ka edhe puthje pasiononte! Meryl Streep merr një puthje ''të zjarrtë'' nga Robert De Niro [FOTO]

Ka çmim po ka edhe puthje pasiononte! Meryl Streep merr një puthje ''të zjarrtë'' nga Robert De Niro [FOTO]

Publikuar më: 17:24 10-01-2018

Një tjetër vlerësim shkon për aktoren legjendare Meryl Streep. Vetëm pak orë më parë në ceremoninë e “National Board of Review Awards” në New York ajo mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin e Steven Spilberg, “The Post”.

Ai i cili e ftoi atë të ngjitej në skenë për të rrëmbyer çmimin ishte miku dhe kolegu i saj Robert De Niro me të cilin është bërë e famshme në vitin 1978 në filmin “Deer Hunter”.  Edhe pse një çmim i tillë pritej të merrej nga aktorja, puthja ishte komplet e paparashikuar nga De Niro.

E gjithë salla ka shpërthyer në duartrokitje kur Robert De Niro afrohet për t’i dhuruar një puthje 68-vjeçares e cila pas kësaj ka qeshur me të madhe dhe ka vijuar me fjalimin e saj të shkurtër.

auto_47F6879800000578-5253093-image-m-100_1515559938769_11515584414.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939