INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juventusi fiton derbin kundër Torinos, paqe në derbin e Londrës

Juventusi fiton derbin kundër Torinos, paqe në derbin e Londrës

Publikuar më: 00:28 04-01-2018

Juventusi arriti të fitojë ndeshjen ndaj Torinos, e vlefshme për çerek finalet e Kupës së Italisë. Nga një gol për çdo pjesë, mjaftoi për ekipin e Alegrit që të sigurojë kualifikimin, në derbin e Torinos.
Në fillim ishte Douglas Costa në të 15-tën që zhbllokoi shifrat, ndërsa në të 67-ën Mandzukiç siguroi edhe kualifikimin, në një ndeshje që nuk pati shumë histori. Tashmë, në gjysmëfinale, Juventusi do të gjejë përballë Atalantën e Etrit Berishës.
Ndërsa, ndeshja e vlefshme për javën e 22 të Premier League, mes Arsenalit dhe Çelsit, ka përfunduar në një barazim me rezultatin 2-2.
Në fillim ishte Uilshere ai që hapi rrugën e rrjetës, përpara se Hazard të rikthente gjithçka në baraspeshë nga pika e bardhë. Alonso do të krijonte për disa minuta iluzionin e një fitore me përmbysje për Çelsin, por që zgjat vetëm për fare pak minuta.
Hektor Belerin do t’i vinte vulën këtij takimi, për të përfunduar ndeshjen në rezultatin 2-2. Një ndeshje spektakolare, e cila dhuroi shumë gola por asnjë fitues.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227