INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber tha “vazhdoj ta dua Selenën”, ky reagim i Hailey Baldwin do të thotë shumë! [FOTO]

Justin Bieber tha “vazhdoj ta dua Selenën”, ky reagim i Hailey Baldwin do të thotë shumë! [FOTO]

Publikuar më: 16:16 28-03-2019

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës së këngëtarit disa ditë më parë. 25-vjeçari i ka kthyer përgjigje një fansi në ‘Instagram’ duke i thënë se ai duhet të mbrojë martesën me modelen dhe se tashmë është i dashuruar kokë e këmbë me të. Në këtë mori deklaratash dhe komentesh, Baldwin ka zgjedhur mos të flasë aspak, por të shfaqet në një nga daljet e saj me kapelen në kokë me mbiemrin Bieber.Modelja ka preferuar gjithmonë të mbështesë partnerin e saj në heshtje dhe t’i tregojë atij se gjendet aty për të pavarësisht çdo gjëje.

BBBE.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003432035446167