INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber “i pikëlluar” nga ndarja me Selena Gomez? Ja çfarë ka bërë këngëtari i njohur [FOTO]

Justin Bieber “i pikëlluar” nga ndarja me Selena Gomez? Ja çfarë ka bërë këngëtari i njohur [FOTO]

Publikuar më: 18:42 06-04-2018

Mirë ke bërë Justin! 

Ata i gëzuan fansat e tyre kur u kthyen sërish bashkë pas një ndarjeje disa vjeçare, por siç duket ajo që thyhet është vështirë të ngjitet prapë. Fansat u shqetësuan kur vunë re se Selen Gomez dhe Justin Bieber nuk ishin parë dhe fotografuar së bashku, madje edhe pse frekuentonin të njejtën kishë, nuk janë parë duke dalë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndoshta s’ka vend për shqetësim sepse çifti juaj i preferuar thjesht po bëjnë një pushim të vogël dhe kjo ka ndodhur për shkak të Selenës. Kështu u tha nga sajti i njohur “hollywoodlife.com” para disa javësh, pasi Selena donte të rregullonte marrëdhënien me mamanë e saj.

Meqë këngëtarja simpatike vuri familjen në rradhë të parë edhe Justin veproi kështu. Ndërkohë që të gjithë mediat ndërkombëtare flasin lart e poshtë për ta, Justin ka kaluar një kohë cilësore me familjen e tij.
Ditën e djeshme ai është fotografuar i veshur thjesht me babain dhe vëllain e tij. Justin dukej shumë i lumtur që kishte mundësinë të shpenzonte pak kohë pranë familjes. Madje ai është parë duke i dhuruar një përqafim të fortë vëllait 8-vjeçar. Pasi kanë drekuar me njëri-tjetrin Justin është larguar së bashku me vëllain me një ‘Lamborghini’.

collagejust.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266