INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Justin Bieber do ta vrasin! Reagon këngëtari pas deklaratës së vajzës së Michael Jackson

Justin Bieber do ta vrasin! Reagon këngëtari pas deklaratës së vajzës së Michael Jackson

Publikuar më: 21:48 25-01-2017

Vajza e Michael Jackson bëri një deklaratë shokuese për “Rolling Stones” ku sqaroi se kompania që organizon vente dhe ture muzikore “AEG Live” do të bëjë që këngëtarët e tyre të dehidratohen e të punojnë deri sa të vdesin. Duke u shprehur e bindur se babain e saj e kanë vrarë, Paris tha në mënyrë indirekte se është e trembur edhe për Justin. “Në një koncert të tij, ai ndihej i lodhur, i emocionuar. Pashë biletën, lexova AEG Live, dhe mendova se si babai im është lodhur kaq shumë, saqë nuk mund të flinte as gjumë”.

Por Justin nuk është i frikësuar nga “AEG Live”, përkundrazi ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me ta. Të paktën kështu shprehen burimet për TMZ, të cilat theksojnë se “Justin nuk është i frikësuar dhe as i mbingarkuar prej punës. Ai gëzon shëndet fizik dhe psikologjik të mirë, si rrallë ndonjëherë”. 

Article Logic
Execution time: 0.004162073135376