INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Julian Deda sqaron sherrin me Albano Bogdon [FOTO]

Julian Deda sqaron sherrin me Albano Bogdon [FOTO]

Publikuar më: 13:15 04-10-2016

Ata përveçse dy kolegë, dukej se kishin edhe një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin….ose të paktën  kështu thuhej.

Por dy aktorët e humorit Albano Bogdo dhe Julian Deda së fundmi kishin një përplasje mes tyre, që në mediat rozë u përkthye në sherr. Thuhet se kjo krisje e miqësisë së tyre ka nisur në prag të fillimit  të sezonit të ri të show-t të humorit “Apartamenti 2XL”, më saktë një ditë para nisjes së tij, për shkak të përthithjes së audiencës.

Madje burime pranë tyre tregojnë se aktorët janë treguar që të dy shumë gjaknxehtë duke mos ia kursyer njëri-tjetrit as ofendimet dhe sharjet.  

Por ndërkohë që Albano ka qëndruar indiferent ndaj kësaj situate, Juli ka reguar nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Facebook duke u munduar të sqarojë situatën përpara se ajo të marrë përmasa edhe më të mëdha. "Duke vënë re interesimin pas një lajmi të dalë dje në media, më duhet te sqaroj se jo çdo sherr duhet interpretohet si luftë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një debat profesional, që besoj se është normale për profesionistët që punojnë gjithë ditën bashkë. Pra, asgjë për tu shqëtësuar. Shfaqja vazhdon sonte në Vizion Plus, në oren 21:00, ka Apartament 2xL..! Faleminderit", shkruan ai. 

Article Logic
Execution time: 0.0036180019378662