INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju shpërndanin drogë fëmijëve në shkolla, në pranga dy persona

Ju shpërndanin drogë fëmijëve në shkolla, në pranga dy persona

Publikuar më: 10:20 09-11-2018

Fëmijët në shkolla janë të rrezikuar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Ata mjaft lehtë mund të bien pre e trafikantëve. Nje fakt i tillë vërtetohet edhe në shkollat e Beratit. Sipas të dhënave të uniformave blu të këtij qyteti, dy persona të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Personat të cilët u kapën nga policia janë Klei Çobo, 19 vjeç dhe Arges Pirja, 30 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit. Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva”.
Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.
Njoftimi i Policisë”
“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb”.
Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869