INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju rrënqethet mishi kur dëgjoni muzikë, çfarë thonë studimet për ju

Ju rrënqethet mishi kur dëgjoni muzikë, çfarë thonë studimet për ju

Publikuar më: 16:28 27-06-2018

A ju rrënqethet mishi kur dëgjoni muzikë?

Me siguri të gjithëve ju ka ndodhur kur keni dëgjuar tinguj të caktuar ose ju kanë kujtuar momente të jetës suaj.

Shkencëtari i Harvard Maththew Sachs tudioi një fenomen të tillë për të na shpjeguar atë se cndodh me trupin tonë.

Në kërkimin shkencor u morën në studim 20 studentë , 10 prej të cilëve pranuan se kur dëgjonin muzikë u rrënqethej mishi ndërsa 10 të tjerë nuk e përjetonin një eksperiencë të tillë.

Eksperti analizoi trurin e të gjithëve. Ai zbuloi se të gjithë ata persona që kishin përjetuar rrënqethje të mishit kishin një strukturë të ndryshme truri.

Hulumtimi tregoi se ata kishin tendencë të kishin një vëllim më të dendur të fibrave që lidhin korteksin e tyre auditor dhe zonat që përpunojnë emocione, që do të thotë të dyja pjesët mund të komunikojnë më mirë.

Kjo do të thotë se nëse ju rrënqetheni ndërsa dëgjoni muzikë ju jeni të veçantë, keni emocione më të forta dhe intensive.

Një studim i tillë do të ndihmojë edhe në kërkimet e mëtejshme neurologjike dhe psikologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0033681392669678