INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju prezantojmë me 10 këngët më të bukura SHQIPTARE dedikuar dashurisë!

Ju prezantojmë me 10 këngët më të bukura SHQIPTARE dedikuar dashurisë!

Publikuar më: 18:18 04-12-2018

Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura që njeriu përjeton në jetë, e cila ka qenë dhe është frymëzim i padiskutueshëm për shumë artistë që kanë prodhuar hite ndër vite. Asaj i janë dedikuar shumë këngë pasi dashuria është muza më e bukur, prej së cilës përveç emocioneve, këngëtarët kanë arritur edhe suksesin nëpërmjet tyre.

Natyrisht në zemrën tonë do të ketë gjithmonë një vend për muzikën dhe këngët klasike të dashurisë, por edhe prurjet e reja në tregun muzikor i kemi përqafuar pasi janë të këndshme. Prandaj nëse jeni gati për të krijuar një playlist në celularin tuaj me këngët dedikuar dashurisë, ja ku i keni:

1.Alban Skënderaj i ka kënduar gjithnjë dashurisë dhe çdokush mund ta gjëjë veten tek këngët e tij. Por me fat është bashkëshortja e Albanit, Miriami, i cili i ka dedikuar shumë këngë. “Engjëll”është një këngë plotësisht dedikuar Miriamit dhe deklarate e një dashurie të pafund.

2.“Shpirt i shpirtit tim”, një baladë emocionuese, e cila Aurela Gaçe rrëfeu përmes këngës gjithë dashurinë që ndjen për njeriun e zemrës.

3.Një ndër baladat më të bukura të dashurisë është “Ëngjëlli im” i Xhensila Myrtezaj që është dedikim për partnerin e saj Bes Kallakun. Madje ajo vazhdon ta quajë ende 'ëngjëll' aktorin e njohur, të cilët kohët e fundit janë bërë prindër.

4.Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më të bukura të showbiz-it shqiptar. ata vazhdojnë të jenë të pandashëm edhe në anën profesionale. “Betohem” është një këngë që e kanë sjellë para pak kohësh dhe është himni i tyre i dashurisë ku i premtojnë njëri-tjetrin dashurinë e lumtur dhe të pastër.

5.Ylli Limani është i njohur për baladat e tij të dashurisë, ndërkohë që ne sot kemi përzgjedhur këngën “Lart mbi yje”, një këngë dedikuar vajzës që ai do të ketë në jetë, ku i premton dashuri dhe lumturi. Një këngë që edhe ju mund t’ia dërgoni përsonit tuaj të zemrës tani.

6.Prej kohësh qarkullojnë thashetheme se Young Zerka dhe Ronela Hajati janë çift, por ata të dy nuk e kanë pranuar asnjëherë. Madje pas publikimit të këngës “Syni i jemi” zërat bënë që të qarkullonin akoma më shumë dhe filluam të mendonim nëse kjo këngë është një dedikim për historinë e tyre të dashurisë.

7.Kënga “Love me” e Elvana Gjatës me Brunon me siguri do t’ju bëjë që të coheni menjëherë për të kërcyer, por edhe t’ia këndoni personit tuaj të zemrës.

8. 'Dangerously in love' e Dafina Zeqirit është për të gjtihë ata që e ndjejnë veten të dashruuar kokë e këmbë. Edhe pse kënga vjen në anglisht, ajo mbetet si një ndër këngët e preferuara te publikut. Vlen të theksojmë se në klip është ish partneri i Dafinës Krenar Cocaj, asokohe i dashuri i këngëtares.

9.Nëse ndjeni se ju i përkisni dikujt dhe çdo ditë e më shumë e doni atë person, Nora Istrefi ju kupton shumë mirë. “I jemi je” është një ndër këngët më të bukura dedikuar dashurisë.

10.Samanta Karavella nuk e ka deklaruar ende që është dashuruar, por kënga e fundit që ajo ka lancuar është një këngë e lumtur dashurie. “E jotja” që vjen ritmike mban një tekst te embel dashurie. Samanta na e trego edhe ne se e kujt je.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715