INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju la mbresa “The Wolf of Wall Street”? Di Caprio dhe Robbie sjellin filmin e ri të Tarantinos...

Ju la mbresa “The Wolf of Wall Street”? Di Caprio dhe Robbie sjellin filmin e ri të Tarantinos...

Publikuar më: 12:49 16-01-2018

“The Wolf of Wall Street” ishte një nga filmat më të suksesshëm të Hollywood që në shfaqjet e para në kinema e bëri publikun të afeksionohet pas tij.

Dhe e gjitha kjo në saj të dyshes Leonardo di Caprio dhe biondes sexy Margot Robbie.

Është pikërisht regjizori Hollywood-ian, Tarantino i cili ka menduar ta ribashkojë dyshen fantastike Robbie- Di Caprio.

Mendohet se si Robbie, ashtu dhe DiCaprio do të luajnë role protagoniste, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga shtëpitë e prodhimit.

Tarantino këtë herë do të ketë në fokus jetën e një vrasësi serial, i cili njihet nga SHBA me emrin Charles Mansonand.

Flitet se Tarantino po përpiqet të bëjë pjesë të kastit edhe Jennifer Lawrence dhe Tom Cruise, por për këta të fundit nuk ka shumë shpresa.

Data e premierës është pikërisht 9 prilli (i vitit pasardhës), që shënon njëkohësisht 50-vjetorin e vrasjes së Sharon Tate (roli i Margot Robbie) dhe katër miqve të saj nga familja Mansonand.

Le të shpresojmë që ky projekt të na sjelli një film të suksesshëm ashtu si “The Wolf of Wall Street”

Article Logic
Execution time: 0.0037641525268555