INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet Xhansu te 'Fate të kryqëzuara'? Shihni sa ka ndryshuar dhe ja seriali i ri ku do e shihni [FOTO]

Ju kujtohet Xhansu te 'Fate të kryqëzuara'? Shihni sa ka ndryshuar dhe ja seriali i ri ku do e shihni [FOTO]

Publikuar më: 22:55 02-11-2018

Të gjithëve mund t’iu kujtohet personazhi Xhansu te seriali “Fate të kryqëzuara. Pas përfundimit të këtij seriali, aktoren e njohur turke Leyla Tanlar nuk e pamë më në ekran.

Por ajo ka njoftuar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram” se është rikthyer sërish në ekran me një tjetër projekt. Kësaj radhe ajo ka një rol në serialin “Sahin Tepesi”.

Në këtë serial do të luajnë shumë aktorë të tjerë të njohur turk, dhe thuhet se do të jetë i suksesshëm.

Ebru Ozkan është aktorja të cilën e njohim si “Dilara” nga “Fate të kryqëzuara” dhe do jetë pjesë e serialit, po ashtu edhe emra të tjerë të njohur si Esra Dermancioglu (Xhenet tek Kosem), Zerrin Tekindor të cilën e kemi parë në disa seriale (Dashuri e ndaluar, Kuzey Guney, Dashuri e pafund), Kaan Tasaner (i njohur nga seriali Ertugrul), Murat Aygen (i njohur nga seriali Nusja nga Stambolli) e shumë aktorë të tjerë të njohur.

leylaa.jpg

Sahin-Tepesi1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0022819042205811