INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet sherri? Enca e quajti “gjyshe”, reagon sërish Rosela Gjylbegu: Nuk e di pse...

Ju kujtohet sherri? Enca e quajti “gjyshe”, reagon sërish Rosela Gjylbegu: Nuk e di pse...

Publikuar më: 17:38 04-03-2018

Një fjalë goje shkaktoi këtë debat të madh. 

Nëse nuk e mbani mend, kur ishte e ftuar në emisonin “Shiko kush luan”, në një nga lojërat e programit, Rosela Gjylbegu u shpreh se nuk do bashkëpunonte kurrë me Encën. 

Kësaj të fundit nuk i pëlqeu aspak kjo deklaratë dhe bëri një sërë postimesh në rrjetet sociale kundër saj, ku u quajti “gjyshe” dhe se po mundohej të fitonte vëmendje në emër të saj.  Por Rosela u tregua shumë indiferente dhe nuk reagoi, madje kur ishte e ftuar në një emision, u shpreh shpreh se nuk donte ta komentonte këtë pjesë pasi nuk e konsideron veten personazh që do të bëjë zhurmë.

Së fundmi në një intervistë në emisionin “Siluetë”, këngëtarja ka thënë se nuk kishte asgjë personale me Encën.

“Nuk kam asgjë me të, nuk e di pse e keni marrë me kaq shqetësim. Pse e përmenda? Thjesht ndodhi. M’u desh të thosha një emër dhe e thashë”, ka thënë Rosela.

 

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165