INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kishte munguar? Kalaja e Tiranës e transformuar, hapet sërish

Ju kishte munguar? Kalaja e Tiranës e transformuar, hapet sërish

Publikuar më: 17:05 22-12-2018

Kalaja e vjetër e Tiranës rihapet. Ajo është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale. Kreu i Bashkisë, Veliaj bëri një prezantim ku tha se, pas sheshit “Skënderbej dhe Pazarit të Ri, falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani për rehabilitimin e saj, Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit. Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ishte i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. “Jam i bindur se kjo do të jetë një histori suksesi, jo vetëm për të gjithë ne që jemi në Tiranë, dhe që do ta shijojmë, por për shumë turistë. Jam i sigurt se do të kthehet në një destinacion, do të jetë ndoshta një nga vendet më të vizituara. Nëse vazhdojmë me këtë frymë, ku përtej ndasive themi ka disa gjëra që biem dakord, se si mund të ecim përpara. Jam i bindur se edhe skeptikët, edhe ata që e luftuan këtë projekt e çfarë nuk sajuan, duhet të vijnë ta shohin. Duhet të kuptojnë se si ne shqiptarët, sa zihemi e grindemi, aq edhe bëjmë gjëra të mrekullueshme kur vendosim të bashkëpunojmë dhe kur vendosim të ecim përpara për ta zhvilluar këtë qytet”, tha Veliaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.002039909362793