INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kishte marrë malli? “Friends”, seriali juaj i preferuar rikthehet këtë vit, ja kur do të fillojë [FOTO]

Ju kishte marrë malli? “Friends”, seriali juaj i preferuar rikthehet këtë vit, ja kur do të fillojë [FOTO]

Publikuar më: 20:13 21-01-2018

Nëse ju kishte marrë malli për serialin hit të viteve 2000, “Friends”, ne kemi një lajm të mirë për ju.

Monica, Rachel, Phoebe, Ross, Chandler dhe Joey (personazhet e serialit) do të rikthehen sërisht të na mbajnë të ngujuar para ekranit me batutat e tyre që do t’i mbizotërojnë gjithmonë kohës.
Fansat mezi e kanë pritur këtë moment dhe më në fund ëndra e tyre u bë realitet për një serial të ri që do të titullohet “Friends Reunite”.

Mbi të gjitha ka dalë një trailer i serialit ku shfaqen aktorët tanë të dashur, më të vjetër në moshë dhe sigurisht me halle e probleme të tjera.  Seriali i ri pritet të fillojë në muajin prill dhe deri atëhere jemi në pritje të detajeve të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0033838748931885