INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jose Mourinho në bisedime me PSG?

Jose Mourinho në bisedime me PSG?

Publikuar më: 18:29 19-04-2016

Jose Mourinho është përfolur shpesh në media se do të jetë trajneri i ardhshëm i  Manchester United duke filluar nga sezoni që vjen, por mesa duket palët janë larg një akordi. Trajneri portugez duket se nuk ka më durim të presë “Djajtë e kuq”, teksa sipas mediave të huaja ai ka filliar negociatat me një tjetër ekip të njohur në Europë. Ish trajneri i Interit, Chelsea dhe Real Madrid është në bisedime me Paris Saint-Germain.

Drejtuesit e klubit nga Parc de Prince nuk janë të lumtur me trajnerin francez, Laurent Blanc, i cili ka dështuar në Ligën e Kampionëve. Për këtë shkak drejtuesit e klubit kanë nisur bisedime me Mourinhon, të cilin e shohin si trajneri ideal për të triumfuar edhe në Champions, pasi kampionati tashmë është kthyer në një pronë të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098