INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jooo! William Levy ndahet nga Elizabeth Gutiérrez dhe na u thye zemra kur mësuam shkakun [FOTO]

Jooo! William Levy ndahet nga Elizabeth Gutiérrez dhe na u thye zemra kur mësuam shkakun [FOTO]

Publikuar më: 12:31 15-06-2019

William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë drejt ndarjes. Të paktën kështu janë shprehur mediat spanjolle, të cilat kanë vëzhguar me kujdes marrëdhënien e tyre së fundmi.

Sipas burimeve të ndryshme pranë çiftit ata nuk janë parë bashkë prej kohësh, madje edhe ditëlindjen e saj, Elisabeth nuk e festoi me William. Ndër të tjera është vënë re fakti që në një prej festave të vajzës së tyre çifti nuk kanë qenë bashkë. Mendohet se shkaku i ndarjes së tyre ka ardhur nga tradhëtia e William Levy, edhe pse vetë aktorët nuk e kanë pohuar këtë gjë.

Nga ana tjetër, pavarësisht këtyre aludimeve për ndarjen e tyre ata nuk kanë reaguar, siç kanë vepruar më parë kur është përfolur për një ndarje mes tyre.

William dhe Elisabeth janë martuar në vitin 2003 dhe janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040678977966309